Antología poética festival DITËT E NAIMIT. MACEDONIA. (2014)

 

 

Syri Vigjilent

 1
Tani që thyhet drita

Unë jam ngjyrë e tejdukshme

Jam këmbëngulëse në zë
Në bardhësinë e agimit;

Qielli i kthjelltë.

I vetmuar kalon një zog
Ashtu si një pikturë
N ‘kornizat e mia të dritares
Përmes xhamit një lule lulëzon

Një zog më në fund fluturon

2

Në brigjet e lumit
Sikur një zog i parajsës
Ylberi
Mbi mal

Syri Vigjilent

3
 Me krahë të purpurta
Zogu fluturues
Vajosur me rrëshirën e qiellit
Na përkujton për e veprave tona voglat
Flaka ndizet
Ajo zgjat fluturimin
Dhe si i arratisur

Depërton natën

Statuja

Hap pas hapi ti shkon
shthur veten
Në fragmente të qenies së shtangur
Rruga e dëborës

Duke u bërë statujë

E kripës
E hiçit
Muzika e injekton shpirtin tuaj me ilaçin e saj
Për të shpëtuar apo asgjësuar
Apo nuk ështe kjo ajo që mund ta vras

Ose këndon këngën e bilbilit?

Përkthen nga anglishtja: Edita Kuçi Ukaj
Traducción del inglés al albanés de: Edita Kuçi Ukaj